Ndërron jetë në moshën 64-vjeçare gazetarja e njohur, Rezarta Reçi
Gazetarja e njohur, Rezarta Reçi, ka ndërruar jetë këtë të diel. Prej vitesh Reçi ishte në luftë me një sëmundje të rëndë. Në një postim në rrjetet sociale, familjarët e saj shkruajnë: “Rrezarta jonë u shua në paqe mes njerëzve të zemrës, dashurisë, respektit dhe përkushtimit të miqve, të afërmve dhe mjekëve që i qëndruan pranë në të gjithë sfidën e saj të viteve të fundit. Pritja do të bëhet pranë Agjencisë Funerale “Univers”, rruga “Bardhyl”, nga sonte ora 20:30 deri në përcjelljen për në banesën e fundit, nesër, më datë 2 Shkurt 2026, ora 15:00, Tiranë. Me respekt, familja Reçi”.
Burimi:
kohajone.com