Ndërpritet energjia në tunelin e Murrizit, ndotje masive nga tymi i mjeteve

Ndërpritet energjia në tunelin e Murrizit, ndotje masive nga tymi i mjeteve

tuneli i murrizit TIRANË- Në tunelin e Murrizit, me gjatësi rreth 3.8 kilometra, është ndërprerë energjia elektrike, duke krijuar një situatë problematike dhe të rrezikshme për drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë në këtë aks rrugor. Përveç errësirës së plotë brenda tunelit, një tjetër shqetësim serioz mbetet mospastrimi i ajrit. Si pasojë e ndërprerjes së energjisë, ventilatorët që shërbejnë për filtrimin dhe largimin e gazeve dhe tymit të çliruar nga automjetet nuk janë në funksion, duke bërë që ndotja të mbetet e grumbulluar brenda tunelit. Edhe gjatë ditës së djeshme, në rrugën e Arbrit u shënuan një sërë problematikash, si pasojë e borës në rrugë, ndërsa disa mjete përfunduan në kanal.