Ndërpriten dritat edhe në reanimacionin e QSUT, reagon spitali: Nuk u cënua jeta e pacientëve, aktivizuam pajisjet jetësore
Si pasojë e një defekti, një pjesë e Tiranës ka mbetur këtë mbrëmje pa energji elektrike, e po ashtu energjia është stakuar edhe në reanimacion e Spitalit Nënë Tereza. Në një deklaratë zyrtare QSUT deklaron se ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike, por janë aktivizuar gjeneratorët duke mbajtur në punë pajisjet jetësore dhe se nuk është cënuar jeta e pacientëve. Reagimi: Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” informon se sot në mbrëmje, për shkak të një defekti në linjën e furnizimit me energji elektrike të tensionit të lartë që furnizon Godinën A2 të QSUT, ka pasur një ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike. Falë aktivizimit të menjëhershëm të sistemeve rezervë (UPS, Gjeneratorë), aparaturat mjekësore jetike kanë vijuar të funksionojnë normalisht, duke garantuar vijimësinë e trajtimit dhe...
Burimi:
top-channel.tv