Ndërhyrje amerikane dhe influenca ruse për Portin e Porto Romanos? Ministri Karakaçi konfirmon anulimin e tenderit: Ofertuesi u tërhoq, do bëjmë skenar tjetër
Ministri i infrastrukturës Enea Karakaçi në një deklaratë për mediat, është ndalur edhe te anulimi i tenderit për portin e ri në Porto Romano në Durrës. Ai u shpreh se anulimi është bërë pasi është tërhequr ofertuesi për arsye ekonomike. Karakaçi i pyetur për influencat ruse në këtë projekt, tha se këto janë vetëm aludime. Ndërkohë pyetjes nëse ka pasur një shqetësim nga amerikanët për këtë tender dhe a u është kërkuar anulimi, ministri tha se kushdo ka të drejtë që të shprehë opinionin e tij, por sipas ministrit projekti për portin është bërë me standardet ndërkombëtare. “Kemi një tërheqje të ofertuesit të vetëm në garë, me arsye ekonomike. Me rritjen e kostove dhe krizës, ka rritje të kostove totale. Ofertuesi ka bërë tërheqje duke...
Burimi:
top-channel.tv