Ndërhyrja në argjinaturën e Erzenit, prokuroria nis hetimet dhe sekuestron dokumente në Bashkinë e Sakos

Ndërhyrja në argjinaturën e Erzenit, prokuroria nis hetimet dhe sekuestron dokumente në Bashkinë e Sakos

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për ndërhyrjen në argjinaturën e lumit Erzen, ku si pasojë e daljes së tij nga shtrati u shkaktuan përmbytje masive në qytetin bregdetar. Sipas raportimeve, Prokuroria ka sekuestruar dosjen që Bashkia e Durrësit ka bërë për rehabilitimin e argjinaturës. Më konkretisht është sekuestruar “dokumentacioni i procedurës së prokurimit, zbatimit dhe marrjes në dorëzim’ për objektin. Po ashtu është vendosur “sekuestrimi i dokumentacionit tekniko-ligjor i gjithë procedurës së lejes” për objektin. Kujtojmë që si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Erzen pati përmbytje masive në disa fshatra të Durrësit, si Katund i Ri, Katund Sukth dhe Fllakë.