Ndëprerja e analizave pas datës 20 të çdo muaji në QSUT, reagon MSH: Shërbimi vijon normalisht!
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka reaguar pas deklaratës së ministres Evis Sala lidhur me kufizimin e analizave laboratorike në QSUT pas datës 20 të çdo muaji për shkak të mungesës së fondeve. Në një njoftim për qytetarët, ministria sqaron se aktualisht nuk ka asnjë ndërprerje të kryerjes së ekzaminimeve laboratorike në spitalet rajonale dhe ato universitare në vend. Sipas saj, shërbimi vijon normalisht dhe pa ndërprerje, veçanërisht për rastet urgjente, të cilat trajtohen në çdo kohë. Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se strukturat janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës, duke analizuar fluksin e pacientëve dhe profilin e sëmundshmërisë, me qëllim garantimin e një shërbimi cilësor dhe të integruar për çdo pacient. Ministria thekson se institucionet përgjegjëse mbeten të angazhuara për të siguruar...
Burimi:
sot.com.al