‘Ndaloni së ushqyeri fëmijët’! Rossmann ngre alarmin: Nestlé po tërheq nga shitja qumështin formulë

‘Ndaloni së ushqyeri fëmijët’! Rossmann ngre alarmin: Nestlé po tërheq nga shitja qumështin formulë

TIRANË-'Nestlé', kompania më e madhe në botë e mallrave të konsumit ka vendosur të tërheqë nga tregu shqiptar qumështin formulë dhe disa produkte të tjera për fëmijët. Lajmi është dhënë nga marketet “Rossman & Lala”, ku është afishuar një njoftim për klientët dhe prindërit.  Në njoftim thuhet se produktet e qumështit formulë dyshohet se mund të kenë prani të mikroorganizmit Bacillus cereu. Bacillus cereus është një bakter gram-pozitiv, në formë shufre, aerob ose anaerob fakultativ, që formon spore, dhe gjendet gjerësisht në natyrë, veçanërisht në tokë, pluhur dhe bimësi. Është një shkaktar i zakonshëm i helmimit ushqimor tek njerëzit, për shkak të aftësisë së tij për të prodhuar toksina. Simptomat e para janë të vjella dhe diare. Prindërve që kanë blerë produkte të prekura të BEBA-s u kërkohet...