Ndahet papritur nga jeta redaktori i gazetës Tema

Ndahet papritur nga jeta redaktori i gazetës Tema

Gazetari dhe analisti i njohur Namir Lapardhaja është ndarë papritur nga jeta, duke lënë pas një kontribut të spikatur në median shqiptare dhe debatin publik. Dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë një arrest kardiak në gjumë. Lapardhaja u shqua për analizat e tij të drejtpërdrejta dhe kritike mbi zhvillimet politike në vend, duke qenë një zë aktiv në hapësirën publike. Së fundmi, ai puonte si redaktor politik i gazetës Tema. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka shkaktuar tronditje te të gjithë, të cilët kanë vlerësuar atë për profesionalizmin dhe integritetin.