Ndahet nga jeta në moshën 74-vjeçare Qemal Disha, një nga figurat më të njohura të financave dhe industrisë së sigurimeve në Shqipëri

Ndahet nga jeta në moshën 74-vjeçare Qemal Disha, një nga figurat më të njohura të financave dhe industrisë së sigurimeve në Shqipëri

Me hidhërim të thellë, mësohet ndarja nga jeta e Qemal Dishës, themelues, drejtues dhe një prej figurave më emblematike të industrisë së sigurimeve në Shqipëri. Ceremonia mortore zhvillohet pranë Funeral Home ALBA 2000, ndërsa varrimi do të mbahet të shtunën, më 10.01.2026, në orën 11:00, në Tufinë. Qemal Disha nuk ishte thjesht një drejtues. Ai ishte një arkitekt vizioni, një mendje strategjike dhe një njeri që e pa sigurimin jo si produkt, por si kontratë besimi me shoqërinë. Në një kohë tranzicioni të thellë ekonomik dhe institucional, ai pati guximin të ndërtojë një model biznesi të bazuar mbi profesionalizëm, korrektësi dhe përgjegjësi afatgjatë. I lindur në vitin 1951 në Zerqan të Dibrës, Qemal Disha ndërtoi një profil të rrallë profesional, duke ndërthurur formimin akademik në...