Ndahet nga jeta ish-deputeti i PD, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta ish-deputeti i PD, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare Tomor Dosti. Dosti ka qenë dy herë deputet i Partisë Demokratike dhe nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë. I lindur në Gjirokastër në vitin 1930, i biri i ish-ministrit Hasan Dostit, më 1991 i bashkohet PD duke vënë në dispozicion të saj kredibilitetin politik e familjar në jugun e Shqipërisë, duke krijuar me Pjetër Arbnorin, Leka Totën, Uran Butkën, Ajet Rusin dhe të vëllain Lekën, një profil të djathtë të partisë së re. Ai ishte nënkryetar i PD në vitet e para, ndërsa u zgjodh deputet në dy legjislatura 1991-1996, ndërsa më 1998 u tërhiq nga politika aktive. Top Channel