Nazarko për shembjet e rrugëve në vend: Po shkojmë drejt sabotimit të Korridorit 8
Inxhinieri Romeo Nazarko flet për situatën e krijuar pas rrëshqitjeve të rrugëve që lidhin vendin me juglindjen, duke e cilësuar gjendjen alarmante dhe me pasoja të rënda për infrastrukturën kombëtare. Për të mungesa e ndërhyrjes së menjëhershme pas shembjes së segmenteve rrugore tregon mungesë mobilizimi institucional. ”Kemi rreth një javë që ka ndodhur rrëshqitja e rrugëve dhe nuk ka asgjë. Nëse do të ishin mobilizuar të gjitha makineritë, situata do të ishte tjetër”, u shpreh Nazarko. Ai e lidhi situatën me rëndësinë strategjike të Korridorit 8, duke ngritur shqetësimin se vonesat dhe mosreagimi mund të dëmtojnë një nga arteriet kryesore të vendit. Sipas tij, bëhet fjalë për një rrugë me rëndësi jo vetëm për udhëtarët, por edhe për transportin tregtar, pasi lidh dy pika doganore...
Burimi:
kohajone.com