NATO rrëzon një tjetër raketë balistike iraniane mbi Turqi

NATO rrëzon një tjetër raketë balistike iraniane mbi Turqi

Një raketë balistike e lëshuar nga Irani hyri sot në hapësirën ajrore të Turqisë dhe u rrëzua nga sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s. Ministria e Mbrojtjes në Ankara tha se raketa u identifikua dhe u neutralizua nga mbrojtja ajrore e aleancës përpara se të përbënte kërcënim për territorin turk. Sipas autoriteteve turke, fragmentet e raketës kanë rënë pranë qytetit Gaziantep, në juglindje të vendit. Zona u izolua nga forcat e sigurisë për kontrolle, por nuk raportohet për viktima apo të plagosur. Incidenti shihet si një përshkallëzim i ri i konfliktit në rajon, pasi për herë të parë një raketë nga lufta ka hyrë në hapësirën ajrore të një vendi anëtar të NATO-s. Autoritetet turke thanë se do të publikojnë detaje të tjera nëse dalin...