Nancy VanHorn takon kryetaren e re të Gjykatës Kushtetuese, Ambasada Amerikane: Mbështetja për sundimin e ligjit forcon drejtësinë në Shqipëri
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë deklaroi se mbështetja e vazhdueshme amerikane për institucionet e sundimit të ligjit në Shqipëri synon forcimin e drejtësisë, luftën kundër narkotrafikut dhe krijimin e kushteve të barabarta për bizneset amerikane. Sipas njoftimit, e Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn, përgëzoi kryetaren e sapoemëruar të Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji, duke theksuar rolin thelbësor të këtij institucioni në garantimin e drejtësisë për qytetarët shqiptarë dhe në mbajtjen përgjegjës të atyre që shkelin ligjin. Ambasada nënvizoi se funksionimi i një sistemi ligjor të drejtë dhe të parashikueshëm është kyç për stabilitetin demokratik dhe për krijimin e një mjedisi ku bizneset amerikane mund të zhvillohen dhe të konkurrojnë në mënyrë të ndershme në Shqipëri. Njoftimi i Ambasadës: Sot, e Ngarkuara me Punë e...
Burimi:
top-channel.tv