Namazi i Fitër Bajramit/ KMSH njofton se kur bëhet falja për besimtarët

Namazi i Fitër Bajramit/ KMSH njofton se kur bëhet falja për besimtarët

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se namazi i Fitër Bajramit do të falet në Sheshin “Skënderbej”, më datë 20 Mars 2026, ora 06:30. Programi i plotë i Fitër Bajramit: 06:00 – Hapja e programit06:05 – Lexim Kur’ani nga imami i xhamisë “Et’hem Beu”, Elton Karaj06:10 – Fjala përshëndetëse e Kryetarit të KMSH-së, Bujar Spahiu06:20 – Ligjëratë nga Nënkryetari i KMSH-së, Lauren Luli06:30 – Falja e namazit të Bajramit, prin faljen kryetari i KMSH-së, Bujar Spahiu06:35 – Hutbeja e Bajramit nga Myftiu i Tiranës, Bilal Teqja KMSH u kujton besimtarëve që brenda mundësive të pajisen me sixhade për të qenë sa më komodë gjatë ceremonisë së faljes në përfundim të muajit të begatë.