Nafta vazhdon të rritet/ Ministri Karakaçi rrëzon propozimin e PD: Taksa e qarkullimit nuk do të ulet!

Nafta vazhdon të rritet/ Ministri Karakaçi rrëzon propozimin e PD: Taksa e qarkullimit nuk do të ulet!

Pas mbledhjes së qeverisë, ministri Enea Karakaçi, ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë “rrëzoi” propozimin e PD për uljen e taksës së qarkullimit, në mënyrë që të zbritet çmimi i naftës. I pyetur nga gazetarët se cili është qëndrimi i qeverisë lidhur me projektligjet e PD, ministri tha se çdo vend i BE e ka taksën e qarkullimit, ndërsa Shqipëria e ka te nafta dhe jo te automjetet. “Taksa e qarkullimit për t’u ulur 45 lekë, nënkupton që të jetë 45 lekë. Nuk është aq lekë. Ne kemi ndjekur model tjetër. Taksa e qarkullimit është në BE, disa e segmentojnë te karburanti, disa te mjetet. Ne e kemi gjykuar te karburanti, sepse paguan më shumë taksë ai që përdor më shumë automjetin. Ne jemi duke ndjekur...