Nafta arriti 202 lekë sot në Tiranë! Ekspertët kërkojnë aktivizimin e rezervës së sigurisë

Nafta arriti 202 lekë sot në Tiranë! Ekspertët kërkojnë aktivizimin e rezervës së sigurisë

Këtë të martë, çmimi i naftës me pakicë në Tiranë ka arritur nivelin më të lartë që prej nisjes së konfliktit në Lindjen e Mesme, duke u tregtuar deri në 202 lekë për litër, nga 173–175 lekë për litër para përshkallëzimit të krizës. Kjo përfaqëson një rritje me gati 29 lekë për litër. Rritja e çmimit nisi më 4 mars, kur litri i naftës arriti në 179 lekë, dhe vijoi gradualisht deri në 198–201 lekë më 10–11 mars. Pas ngritjes së Task-Forcës së qeverisë për kontrollin e tregut, çmimi ra në 193–196 lekë, për t’u rritur përsëri nga e hëna (16 mars) në të martë (17 mars) me deri 6 lekë për litër. Eksperti i ekonomisë, Eduart Gjokutaj, shpjegon se përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen...