Nafta arrin 217 lekë/litër, Lapaj: Karburanti është palca e ekonomisë, qeveria duhet të heqë TVSH
Çmimi i naftës arriti këtë të enjte në 217 lekë/litër. Kreu i ”Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj thotë se karburanti është palca e ekonomisë. Dhe sipas tij kjo rritje çmimesh mund të ndikojë në atë të ushqimeve, perimeve, frutave, shërbimeve e çdo gjëje. “Karburanti është palca e ekonomisë. Nga çmimi i karburantit derivon çmimi i ushqimeve, perimeve, frutave, shërbimeve e çdo gjëje. Marrja e masave për stabilizimin e çmimit është domosdoshmëri në një kohë që vendet fqinje e kanë çmimin dukshëm më të ulët si dhe po marrin masa për të mos lejuar rritjen. Nuk mund të arkëtosh më shumë para në kohë lufte o Edi”, thotë Lapaj. Ndërkohë në videon e publikuar krah këtij postimi Lapaj thekson se qeveria duhet të heqë tatimin mbi vlerën...
Burimi:
kohajone.com