‘Na shtroni 500 metra rrugë’, banorët, bllokojnë nënkalimin e autostradës Thumanë–Kashar

‘Na shtroni 500 metra rrugë’, banorët, bllokojnë nënkalimin e autostradës Thumanë–Kashar

Sot, banorët e fshatrave të Njësia Administrative Thumanë protestuan për të tretën herë radhazi pranë nënkalimit të autostradës Thumanë–Kashar, duke bllokuar qarkullimin për rreth një orë. Shkak i protestës është gjendja e rënduar e rrugës së Gramzës, e cila është dëmtuar nga automjetet që devijojnë nga autostrada, si dhe mosinteresi i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARSH) dhe Bashkisë Krujë për investime dhe rikonstruksion të saj. Rruga prej rreth 500 metrash është thelbësore për banorët e zonës, por prej kohësh është lënë jashtë vëmendjes së institucioneve. “Këto makinat e mëdha na e kanë dëmtuar, 500 metra rrugës është. Vij prej pune nga Thumana deri në Gramës, dua tre orë të shkoj të shtëpia. 500 metra rrugë është, të na e shtrojnë me asfalt. Të mos kalojnë makinat...