“Na morën zvarrë”!  Banorët e Rrjollit, nga protesta përfundojnë të fashuar në barelat e ambulancës: Qëlluan me gurë

“Na morën zvarrë”! Banorët e Rrjollit, nga protesta përfundojnë të fashuar në barelat e ambulancës: Qëlluan me gurë

pamje nga banori i lënduar VELIPOJË-Në rreth një muaj protestë kundër ndërtimit të resortit të Bshkim Ulajt në kufi mes Ranës së Hedhun dhe zonës Baks-Rrjoll në Shkodër, banorët vijojnë protestat duke tentuar të bllokojnë punimet e kompanisë “Gener 2”. Herë pas here, banorët janë përplasur me efektivët e policisë në zonë, ku ditën e sotme pati edhe të lënduar. Pamjet nga vendngjarja tregojnë protestuesit e plagosur, ku shihen të shtrirë në barelë dhe në gjendje të rënduar, duke rënkuar nga dhimbjet. “Shkojmë tek tokat tona , s’na lënë. Na marrim si të jemi në Kabul. Policia është 100% me palën tjetër. Të na dalë zot shteti se asgjë nuk na ka ngel më keq do të bëhet. Sa dolëm policia duke na sharë e ofenduar. Më...