‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh
Një çift bashkëshortësh, të cilët administrojnë një qendër trajnimi për qen, janë shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve”. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ndaj tyre kanë kallëzuar dy persona të tjerë, që pretendojnë se janë mashtruar, pasi kanë dërguar qentë për trajnim në qendrën e tyre dhe nuk i kanë marrë më. Ndërkohë materialet i kaluan prokurorisë së Durrësit për të kryer hetime të mëtejshme dhe për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes. Njoftimi i Policisë: Drejtoria Vendore e Policisë Durres Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës shpallën në kërkim shtetasit G. S., 40 vjeç, dhe R. S., 35 vjeçe, bashkëshortë, banues...
Burimi:
gijotina.com