“Na e morët shpirtin, do shkojmë në katastrofë”! Banorët e Rrjollit 40 ditë në protestë: SPAK të veprojë
PAMJE NGA NGJARJA TIRANË-Banorët e Rrjollit prej 40-ditësh tashmë po protestojnë duke kërkuar ndërprerjen e punimeve, me pretendimin se po u grabitet toka e tyre, nga kompania "Gener 2", në pronësi të Bashkim Ulaj e cila ka nisur ndërtimin e resortit “Blue Borgo”. Banorët kanë shkuar sërish në zonën ku po kryehen punimet me qëllim ndërprerjen e tyre. Forcat e Policisë janë bërë gardh para banorëve duke ndaluar mësyrjen e tyre. Banorët shprehen se disponojnë dokumentacion të rregullt për 400 dynym tokë, me vendim gjykate të vitit 2006, duke pretenduar se u është vjedhur nga ish-drejtori i Kadastrës Fatmir Shpellzaj. Të vendosur për mos lëshuar tokën banorët akuzojnë edhe pronarin në letra të tokës, Fatmir Shpellzaj se ka falsifikuar pronësinë, ndërsa zotohen se nuk do e lëshojnë...
Burimi:
zeri.ai