Myslim Murrizi del në shesh: Enturazhi rreth Berishës të qërohet një orë e më parë

Myslim Murrizi del në shesh: Enturazhi rreth Berishës të qërohet një orë e më parë

Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi ndodhet para Kryemiinistrisë, ku thotë se do të jetë në çdo tubim kundër qeverisë, por nënvizon se rrëzimi i qeverisë bëhet me votë, jo vetëm me protesta. Ai kërkon ndryshim të sistemit zgjedhor, por edhe një riorganizim të brendshëm të opozitës, duke theksuar se enturazhi rreth Berishës duhet të ndryshojë për t’i dhënë frymë të re Partisë Demokratike. ”Duhet një qasje tjetër te qytetarët dhe jo njerëz që nuk i do kurrkush dhe nuk i ka votuar njeri. Enturazhi që rrethon Berishën duhet të qërohet një orë e më parë”, tha ai për ”A2cnn”.