Muzeu Etnografik i Elbasanit pasurohet me dhurata të rralla familjare

Muzeu Etnografik i Elbasanit pasurohet me dhurata të rralla familjare

Muzeu Etnografik i Elbasanit është pasuruar së fundmi me një dhuratë të çmuar nga familja e Mehmet Qorrit, e cila ka dorëzuar një sënduk rreth 150-vjeçar si dhe dy jorganë tradicionalë me vlera historike dhe artizanale. Njëri prej jorganëve është prodhim artizanal me një histori afro 120-vjeçare, ndërsa tjetri i përket një periudhe më të vonshme. Së bashku, këto objekte dëshmojnë jetën familjare të kohës, mjeshtërinë e punimit dhe kujdesin me të cilin trashëgimia është ruajtur ndër breza.Drejtuesit e muzeut bëjnë me dije se çdo objekt i dhuruar do të shoqërohet me shënimin e emrit apo familjes së dhuruesit dhe do të bëhet pjesë e ekspozitës për vizitorët. Njëkohësisht, u është bërë thirrje të gjitha familjeve që posedojnë objekte të vjetra të ndjekin këtë iniciativë...