Muze të rinj e rijetëzim i disa kalave, Gonxhe: Ligji i sponsorizimeve, me rëndësi për artin e sportin

Muze të rinj e rijetëzim i disa kalave, Gonxhe: Ligji i sponsorizimeve, me rëndësi për artin e sportin

Muzeu Arkeologjik i Durrësit, Shtëpia Muze Aleksandër Xhuvani në Elbasan, Qendra e Vizitorëve Apolloni dhe rijetëzimi i dy kalave, Borshi dhe Kanina, janë atraksionet e reja turistike që do të hapen këtë vit Ministri i Turizmit, Blendi Gonxhja tregon se po vijon puna edhe për Teatrin Kombëtar, Muzeun Hebre në Vlorë dhe Kalanë e Shkodrës. Në proces janë edhe Qendra e Vizitorëve Bylis, Butrint, Muzeu i Arbëreshëve në Vuno, Biblioteka Kombëtare e re, Muzeu i Pavarësisë Vlorë dhe Muzeu Etnografik Berat. ”Po përmirësojmë eksperiencën e vizitorëve në 10 site kulturore me sinjalistikë të unifikuar dhe digjitalizim VR, duke bërë çdo vizitë të ndërvepruar dhe të lehtë për publikun”, tha ministri. ijetëzimi i trashëgimisë kulturore përfshin manastiret e Dervicjanit, Shën Mërisë në Goranxi, Shën Ilia në...