Muaji i shenjtë i Ramazanit, Fatmir Hysenbelliu shtron iftar për gazetarët

Muaji i shenjtë i Ramazanit, Fatmir Hysenbelliu shtron iftar për gazetarët

Nën kujdesin e zv/presidentit të ”Hysenbelliu Group”, Fatmir Hysenbelliu këtë të mërkurë u organizua një iftar i veçantë për gazetarët dhe stafin e mediave që bëjnë pjesë në këtë grup. Ky aktivitet i kthyer në një traditë të përvitshme gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, shërbeu jo vetëm si një moment bashkimi dhe reflektimi shpirtëror, por edhe si një mundësi për të forcuar më tej lidhjet profesionale dhe njerëzore mes kolegëve. Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, gazetarët dhe punonjësit e mediave u mblodhën për të ndarë iftarin, duke reflektuar mbi vlerat që përcjell ky muaj i shenjtë, si solidariteti, përkushtimi dhe ndihma ndaj njëri-tjetrit. Të pranishmit shprehën mirënjohjen për këtë organizim, duke theksuar rëndësinë e aktiviteteve të tilla që ndikojnë pozitivisht në rritjen...