Motoçikletat e konfiskuara nga krimi i jepen Policisë së Shtetit! Skënder Hita: Ajo që dikur u është marrë…

Motoçikletat e konfiskuara nga krimi i jepen Policisë së Shtetit! Skënder Hita: Ajo që dikur u është marrë…

Policisë së Shtetit iu shtuan dje dhjetëra motoçikleta të reja, të me pasuritë e konfiskuara nga krimi. Të pranishëm në këtë aktivitet qenë  Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, përfaqësues nga Policia e Shtetit, përfshirë këtu Drejtuesin Madhor Skënder Hita dhe Agjencia e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara. Z. Skënder Hita e ka konsideruar këtë investim me “simbolike te fortë dhe efektivitet të lartë në terren”. “Ky është mesazhi më i qartë i vendosmërisë sonë: ajo që dikur u është marrë qytetarëve me paligjshmëri, sot u kthehet atyre në formën e sigurisë, rendit dhe mbrojtjes së jetës. Pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara nga krimi i organizuar po kthehen në instrumente të fuqishme në duart e ligjit, për t’u shërbyer më mirë qytetarëve”, u...