MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 29 mars 2026…
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura të cilat do të jenë më të theksuara në zonën e veriut dhe relievet malore në lindje. Reshjet e shiut me intensitet të ulët të karakterit lokal (pika) parashikohen të bëhen prezente në orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore në lindje të territorit. Më pas ndërprerje të reshjeve të shiut në të gjithë territorin.Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, në lugina, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore, hera-herës era pritet të arrijë shpejtësi deri 16 m/s.Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon pritet i forcës...
Burimi:
sarandanews.com