Moti sot, diell në të gjithë vendin, sa arrijnë temperaturat

Moti sot, diell në të gjithë vendin, sa arrijnë temperaturat

Vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në orët e mesditës dhe ato të pasdites. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 16°C. Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s Valëzimi në det i forcës 1 ballë.