Moti i keq/ Vjosa del nga shtrati në Mifol, niveli arrin në 9 m! Aksi Qukës-Qafë Plloçë bllokohet plotësisht nga rrëshqitja e dherave! Përmbytje në Pogradec e Obot
Qarku i Korçës është përballur me problematika të mëdha si pasojë e reshjeve. Për shkak të reshjeve intensive, lumi i fshatit Rrëmenj në Pogradec ka dalë nga shtrati duke pushtuar rrugët e banesat. Pamje apokaliptike paraqitet në zonën e Dardhasit, po në Pogradec. Rrëshqitja e dherave e bëri të pakalueshme rrugën e fshatit e cila ka pësuar çarje. Rrëshqitje që nuk ka kursyer as varrezat e fshatit, poshtë rrugës. Prezencë të madhe uji edhe në Progër, ku hyrja e fshatit i ngjan një rezervuari. Mbrojtja civile ka njoftuar se prezencë uji ka edhe në afërsi të banesave në fshatrat Çiflig Shamoll dhe Denas të qarkut Korçë. Argjinatura është çarë edhe në përroin e Oshticës ndërsa prurjet e Lumi Dunavec janë po ashtu të konsiderueshme. Vetëm fati...
Burimi:
ntv.al