Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Moti i keq, Vjosa del nga shtrati në Mifol, niveli arrin në 8.5 m, gati 1000 shtëpi në Durrës nën ujë, përmbytje…
Moti i keq që ka mbërthyer Shqipërinë ka shkaktuar problem në shumë qytetet e zona të ndryshme të vendit. Kështu qarku i Korçës është përballur me problematika të mëdha si pasojë e reshjeve. Për shkak të reshjeve intensive, lumi i fshatit Rrëmenj në Pogradec ka dalë nga shtrati duke pushtuar rrugët e banesat. Pamje apokaliptike paraqitet në zonën e Dardhasit, po në Pogradec. Rrëshqitja e dherave e bëri të pakalueshme rrugën e fshatit e cila ka pësuar çarje. Rrëshqitje që nuk ka kursyer as varrezat e fshatit, poshtë rrugës. Prezencë të madhe uji edhe në Progër, ku hyrja e fshatit i ngjan një rezervuari. Mbrojtja civile ka njoftuar se prezencë uji ka edhe në afërsi të banesave në fshatrat Çiflig Shamoll dhe Denas të qarkut...