Moti i keq, shtyhen lundrimet në Durrës
Nisur nga moti i keq janë shtyrë lundrimet nga Durrësi drejt Barit. ”Sipas njoftimeve nga kompanitë e trageteve, për shkak të kushteve atmosferike të pafavorshme: Imbarkimi i pasagjerëve dhe mjeteve në tragete do të zhvillohet mbrëmjen e sotme, sipas orarit të parashikuar; Nisja e trageteve është shtyrë dhe do të realizohet më 05.02.2026, në orët e para të mëngjesit, me qetësimin e kushteve të motit”,-informon Autoriteti Portual Durrës.
Burimi:
kohajone.com