Moti i keq ‘pushton’ vendin! Veriu e juglindja ‘vishen’ nga dëbora, rrëshqitje gurësh në aksin Burrel – Skurraj
PAMJE NGA NGJARJA TIRANË-Vendi është përfshirë sërish nga moti i keq me reshje shiu e dëbore. Pas mesnatës veriu dhe juglindja e vendit janë përfshirë nga reshjet e dëborës. Në një njoftim, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka renditur të gjitha zonat me prani të reshjeve të dëborës, ku e bllokuar mbetet vetëm Qafë Thora për shkak të rënies së ortekëve. ARRSH bën me dije se veç këtij aksi, qarkullimi vijon normalisht në segmentet e tjera rrugore. Reshje dëbore ka pasur në: Bajram Curri–Valbonë, Ura e Bujanit–Qafë Morinë, Fierzë–Bajram Curri, Kukës–Krumë, Kukës–Shishtavec, Hani i Hotit-Vermosh, Bogë-Theth, Qukës-Qafë Plloçë, Korçë-Voskopojë, Korçë-Ersekë, Ersekë-Tre Urat. Ndërkohë rrëshqitje gurësh dhe inertesh janë regjistruar gjatë natës në rrugën nacionale Burrel–Skuraj. Rreshqitja ne afërsi të sektorit C, një segment problematik ku sa herë ka reshje shiu...
Burimi:
zeri.ai