Moti i keq prek edhe Fierin, 27 banesa nën pushtetin e ujit nga dalja e lumit Vjosë nga shtrati
Mëngjesin e sotëm 27 banesa në fshatin Ferras janë nën pushtetin e ujit dhe sipërfaqe të tëra tokash bujqësore, nga dalja e shtratit të lumit Vjosë. Banorët pohojnë se situata filloi të bëhej alarmante duke filluar që nga mbrëmja e djeshme ndërsa kanë mundur të nxjerrin në rrugë bagëtitë dhe mjetet bujqësore. Sipas kryeplakut të fshatit, Zani Hyka, situata paraqitet e rënduar për momentin ku nga 27 banesat e përmbytura 15 janë të banueshme ndërsa është kërkuar evakuimi i një banori të sëmurë drejt banesave sociale të bashkisë Fier. Ndërkohë problem madhor mbetet kolektori i Martinës pasi ka arritur në kuotat maksimale dhe nëse del nga shtrati rrezikohen 160 familje. Ndërkohë banorët që rrezikohen ndihen të alarmuar pasi një situatë të tillë nuk e kanë parë...
Burimi:
top-channel.tv