Moti i keq/ Policia thirrje qytetarëve: Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor

Moti i keq/ Policia thirrje qytetarëve: Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor

Policia Rrugore ka intensifikuar masat e kontrollit në të gjithë vendin, për shkak të motit të keq dhe shkeljeve të shumta të rregullave të qarkullimit rrugor, të evidentuara gjatë dy ditëve të para të Vitit të Ri 2026, disa prej të cilave me pasoja fatale. Sipas njoftimit zyrtar, reshjet e dëborës në zonat malore, temperaturat e ulëta që favorizojnë ngricat dhe prania e akullit në rrugë kanë rritur ndjeshëm rrezikun për aksidente. Në këto kushte, shërbimet e Policisë Rrugore kanë shtuar prezencën në akset kryesore dhe dytësore, duke angazhuar të gjitha mjetet logjistike në dispozicion. Gjatë kontrolleve, përmes mjeteve inteligjente të matjes së shpejtësisë, përfshirë poliskanin, si dhe testimeve me alkooltest, janë konstatuar dhjetëra shkelje të rënda. Policia bën me dije se, në segmente rrugore...