Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit në Vlorë
Kapiteneria e Portit në Vlorë ka ndaluar lëvizjen e mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit, si pasojë e kushteve të përkeqësuara të motit. Sipas njoftimit zyrtar, lundrimi do të pezullohet duke nisur nga ora 12:00 të datës 24.01.2026 deri në datën 26.01.2026 në orën 06:00. Kjo masë është marrë për të parandaluar çdo situatë të papritur për shkak të kushteve atmosferike të këqija. Ndërsa njoftohet se anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.
Burimi:
gijotina.com