Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Moti i keq, përmbyten qindra hektarë tokë në Shkodër, pritet ndërprerje e energjisë elektrike në disa zona
Qindra hektarë tokë janë përmbytur nga shiu në qarkun e Shkodrës. Nga informacionet e përditësuara deri në ora 15:30, situata paraqitet si më poshtë: Në Bashkinë Shkodër vijon puna për montimin e urës tip “Bailey” në fshatin Bardhaj, ndërkohë që strukturat e Emergjencave Civile po monitorojnë nga afër zonat me prezencë uji. Në Bashkinë Malësi e Madhe, në fshatin Reze e Vështit, ka prezencë uji në rrugën e fshatit, ndërsa po vijon pastrimi i kanaleve dhe rregullimi i rrugës pranë Përroit të Thatë në fshatin Kamicë. Në fshatin Vukpalaj raportohet prezencë uji në një banesë, ndërsa Emergjencat Civile, Shërbimi Zjarrfikës dhe drejtuesit vendorë janë në terren dhe në gatishmëri për ndërhyrje apo evakuim, nëse do të jetë e nevojshme. Reshjet e shiut në Bashkinë Fushë...