Moti i keq “paralizon” Portin e Vlorës, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla, trageti nga Brindisi anulon mbërritjen (VIDEO)
Foto ilustruese VLORË- Moti i keq me reshje shiu dhe erëra të forta ka shkaktuar probleme me lundrimin në Vlorë për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit. Kapiteneria e Vlorës ka njoftuar se anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse. Megjithatë, trageti i linjës Vlorë–Brindisi–Vlorë ka anuluar mbërritjen e planifikuar për ditën e nesërme, 25 janar, për arsye sigurie. Në njoftim bëhet me dije se sipas parashikimeve, përmirësimi i situatës hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit pritet pas më datë 26 janar. Njoftimi: Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike detare të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 24-26.01.2026 duke filluar nga ora 12:00 datë 24.01.2026 në drejtimin JUG-JUGLINDJE në forcën deri...
Burimi:
zeri.ai