Moti i keq “paralizon” Portin e Vlorës, ndalohet lundrimi për anijet e vogla deri ditën e nesërme! Ç’ndodh me tragetet
Foto ilustruese VLORË- Përkeqësimi i motit gjatë ditëve të fundit ka shkaktuar problematika për lundrimin e mjeteve në portet kryesore të vendit. Kapiteneria e Portit të Vlorës ka dalë me njoftim të rëndësishëm, duke bërë me dije se ka ndaluar lundrimin për anijet e vogla jashtë gjirit të Vlorës deri mëngjesin e ditës së nesërme. Përmes një njoftimi, Kapiteneria bën me dije se tragetet do të vijojnë të operojnë normalisht. Ndërkohë, përmirësimi i situatës hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit pritet ditën e nesërmë, pas orës 06:00. Njoftimi i plotë Njoftim mbi kushtet hidrometeorologjike të përkeqësuara gjatë datave 19-20.02.2026 Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 19-20.02.2026, duke filluar nga ora 09:00 e datës...
Burimi:
zeri.ai