Moti i keq në Vlorë/ Pezullohet lundrimi
Qyteti i Vlorës është përfshirë nga moti i keq. Era e fortë bregdetare ka arritur shpejtësinë rreth 15 metra për sekondë. Dallgët kanë arritur deri në 1.5 metra lartësi. Si pasojë e motit të keq janë pezulluar lundrimet për mjetet e peshkimit dhe ato lundruese, të cilat nuk kanë dalë në det. Është anuluar edhe udhëtimi i tragetit të linjës Vlorë–Brindisi, pasi forca e detit vijon të jetë në rritje. Trageti po qëndron në det të hapur për të shmangur rrezikun e përplasjeve me kalatat e portit detar.
Burimi:
sot.com.al