Moti i keq në vend/ Rrëshqitje dheu në Maliq dhe ortek dëbore në Theth

Moti i keq në vend/ Rrëshqitje dheu në Maliq dhe ortek dëbore në Theth

Maliq dhe Theth TIRANË- Dita e sotme është shoqëruar me mot të paqëndrueshëm në të gjithë vendin, duke shkaktuar probleme në disa zona. Si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut në aksin Maliq–Lozhan ka pasur rrëshqitje dheu, duke u shembur muri pritës i rrugës. Kjo situatë ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve, në afërsi të Urës së Qenckës. Aktualisht, lëvizja e automjeteve kryhet me një korsi, nën kujdesin e drejtuesve të mjeteve. Edhe në zonën e Thethit ka pasur probleme. Si pasojë e rënies së ortekëve në zonën pranë tuneleve panoramike të aksit Qafë Thore–Theth, rruga është bllokuar plotësisht. Për arsye sigurie, qarkullimi do të qëndrojë i mbyllur për të gjitha automjetet, përfshirë edhe mjetet borëpastruese, pasi zona paraqet rrezik të lartë për...