Moti i keq në vend, rënie inertesh në disa akse rrugore në Elbasan, prurjet e lumenjve mbi mesataren

Moti i keq në vend, rënie inertesh në disa akse rrugore në Elbasan, prurjet e lumenjve mbi mesataren

Moti i keq ka përfshirë vendin tonë, teksa reshjet e dendura të shiut nuk kanë munguar as në Elbasan. Intensiteti i reshjeve në Elbasan është mesatar, ku nuk raportohen situata emergjente. Prurjet e lumit Shkumbin dhe përroit të Zaranikës janë mbi mesatare dhe nuk paraqesin probleme. Akset rrugore nacionale e rurale janë te hapura për qarkullimin. Në disa akse nacionale si Elbasan-Gjinar, Gramsh-Moglice ka pasur rënie të gurëve e inerteve, të cilat janë pastruar nga firmat kontraktuese. Nga shirat e vazhdueshme të ditëve të fundit ka pasur gërryerje të trupit të rrugës në aksin Drizë-Holtë. Nga ana e ARRSH është bërë një mbushje e cila nuk ka rezultuar e suksesshme pasi ditën e sotme përsëri janë shfaqur probleme. Hec Banje që prej pasdites së djeshme...