Moti i keq në vend/ Paralajmërime për rrezik përmbytjesh dhe reshje dëbore, qarqet më të rrezikuara
foto ilustruese TIRANË- Reshje të dendura shiu kanë përfshirë territorin shqiptar që prej ditës së djeshme, të cilat parashikohen të vijojnë edhe përgjatë datave 3 -7 Janar. Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO) pranë Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile parashikon se do të ketë përmbytje, ku në në qarqet Shkodër dhe Kukës mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në qarqet Lezhë, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Elbasan priten reshje mesatare deri lokalisht intensive shoqëruar me shtrëngata. Gjithashtu, përveç shiut, në zonat malore do të ketë edhe reshje dëbore. Parashikimi i rrezikut nga përmbytjet Sot pasdite (e premte, 02 janar) dhe nesër (e shtunë, 03 janar) priten reshje me intensitet të lartë, kryesisht në veri dhe qendër të vendit. Në...
Burimi:
zeri.ai