Moti i keq në vend, ARRSH: Situata në akset rrugore nën kontroll pas reshjeve të shiut dhe ngricave
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka reaguar për situatën në vend pas reshjeve të shiut, dëborës dhe temperaturave të ulëta gjatë natës. Sipas ARRSH, reshjet e dëborës kanë pushuar, ndërsa aktualisht vendi është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar, të shoqëruara me rritje të temperaturave. Grupet e punës me mjetet borëpastruese kanë qenë në terren gjatë gjithë natës, duke punuar për pastrimin e rrugëve nga gurët dhe inertet, si dhe për shpërndarjen e kripës në akset ku ka pasur rrezik për ngrica. ARRSH bën me dije se qarkullimi i mjeteve vijon normalisht në të gjitha akset rrugore të vendit. Megjithatë, autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, veçanërisht kur...
Burimi:
top-channel.tv