Moti i keq në Korçë, qindra familje pa energji elektrike

Moti i keq në Korçë, qindra familje pa energji elektrike

Moti i keq me reshje shiu dhe dëbore, që ka pushtuar Korçën prej ditës së djeshme, ka shkaktuar mungesë të energjisë elektrike në qindra familjeve. Sipas, OSHEE-së, Fideri 5 i Nënstacionit Bilisht është pjesërisht në punë, ndërsa 642 familje rurale vijojnë të jenë pa energji elektrike në zonat Vidohovë, Miras, Qytezë, Cëte, Sinicë dhe Arzë. Ndërkohë, Hidrovori i Pogradecit furnizohet nga Fideri (8–18) Përpunim Druri, Nënstacioni Pogradec, dhe funksionon normalisht. Nga ana tjetër, ARRSH – Drejtoria Qendër-Lindje raporton se nuk ka problematika në akset rrugore kombëtare dhe turistike, ndërsa qarkullimi vijon normalisht.