Moti i keq ndërpret traditën, nuk hidhet Kryqi në detin Adriatik pas 20 vitesh

Moti i keq ndërpret traditën, nuk hidhet Kryqi në detin Adriatik pas 20 vitesh

Për herë të parë në të paktën dy dekadat e fundit, ceremonia tradicionale e hedhjes së Kryqit në detin Adriatik është anuluar për shkak të kushteve të rënda atmosferike. Besimtarët e krishterë kremtojnë sot festën e Pagëzimit të Zotit Jezus Krisht, ndërsa me këtë rast Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan, drejtoi Liturgjinë Hyjnore në Kishën “Apostull Pavli dhe Shën Asti” në Durrës. Sipas programit zyrtar, në orën 10:30, pas Bekimit të Ujit në ambientet e kishës, Kryepeshkopi do të kryente procesin e hedhjes së Kryqit në detin Adriatik, në zonën e portit. Megjithatë, për shkak të motit të keq dhe kushteve të pasigurta në det, ky rit tradicional është anuluar. Anulimi i kësaj ceremonie, e cila çdo vit tërheq dhjetëra besimtarë dhe qytetarë, shënon një...