Burimi:
opinion.al
Foto © opinion.al
Moti i keq, Ministria e Shëndetësisë: Masa për ofrimin e kujdesit shëndetësor
Ministria e Shëndetësisë thotë se ka marrë masat e nevojshme për ofrimin e kujdesit shëndetësor të pandërprerë dhe të sigurt për qytetarët gjatë këtyre ditëve me mot të keq. Përmes një njoftimi, ministria deklaroi se po monitoron situatën në terren. Njoftimi i ministrisë Mbi gatishmërinë e strukturave të shëndetësisë dhe situatën në terren për shkak të kushteve të motit Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale informon se, në bashkëpunim me Operatorin e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor (OSHKSH), po ndjek në mënyrë të vazhdueshme situatën në terren dhe funksionimin e strukturave shëndetësore në të gjithë vendin, për shkak të kushteve të motit. Nëpërmjet komunikimit të drejtpërdrejtë me 36 NJVKSH-të dhe 4 Drejtoritë Rajonale, po sigurohet raportim i detajuar dhe i përditësuar mbi gjendjen e qendrave shëndetësore,...