Moti i keq, Ministria e Mbrojtjes: Situatë e rënduar në 6 qarqe, rrëshqitje dherash dhe vështirësi në qaekullim

Moti i keq, Ministria e Mbrojtjes: Situatë e rënduar në 6 qarqe, rrëshqitje dherash dhe vështirësi në qaekullim

Foto nga përmbytjet TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur përditësimin më të fundit lidhur me situatën e krijuar nga reshjet intensive të shiut që kanë sjellë përmbytje në disa qarqe të vendit. Sipas njoftimit, situata më e rënduar paraqitet në Shkodër, Durrës, Lezhë, Gjirokastër, Dibër dhe Berat, ndërsa në qarqet e tjera raportohen problematika të kufizuara ose situatë e qëndrueshme nga reshjet. Në Durrës, aty ku dhe situata është më e rënduar, Ministria e Mbrojtjes njofton se janë verifikuar 5 477 banesa, nga të cilat 1 711 janë dëmtuar, ndërsa janë evakuuar 851 persona, kryesisht në Sukth dhe Katund i Ri, ku rreth 2 000 hektarë tokë bujqësore janë nën ujë. NJOFTIMI Si pasojë e reshjeve intensive të shiut të regjistruara gjatë orëve...