Moti i keq bllokon bypassin e Vlorës, rrëshqitje gurësh pengojnë qarkullimin

Moti i keq bllokon bypassin e Vlorës, rrëshqitje gurësh pengojnë qarkullimin

Si pasojë e motit të keq gjatë natës, në bypassin e Vlorës, mbi zonën e fshatit Kaninë, kanë ndodhur rrëshqitje gurësh, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve. Prania e gurëve në rrugë ka rrezikuar trafikun dhe sigurinë e drejtuesve të automjeteve, ndërsa aktualisht qarkullimi kryhet me kujdes dhe me ritme të ngadalësuara, derisa të kryhet pastrimi i segmentit. Probleme të ngjashme janë regjistruar edhe në Qafën e Vishës, ku rrëshqitjet e vazhdueshme të gurëve e bëjnë ndërhyrjen të rrezikshme, duke u studiuar një zgjidhje më afatgjatë. Moti i keq ka shkaktuar gjithashtu vështirësi të vogla në disa akse të tjera rrugore të vendit. Autoritetet apelojnë për vigjilencë dhe respektim të sinjalistikës për të garantuar sigurinë e drejtuesve të mjeteve.