Moti i keq, bashkia e Durrësit thirrje qytetarëve: Pritet stuhi ere e fortë. Shmangni lëvizjet e panevojshme

Moti i keq, bashkia e Durrësit thirrje qytetarëve: Pritet stuhi ere e fortë. Shmangni lëvizjet e panevojshme

Sipas parashikimit të motit, Durrësi pritet të përballet me erëra të forta në orët në vijim. Autoritetet lokale u kanë bërë thirrje banorëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes maksimal. “Sipas parashikimeve meteorologjike, qyteti ynë pritet të përballet me erëra të forta. Duke filluar nga ora 16:00 e ditës së sotme, era nga drejtimi jugor do të intensifikohet, duke arritur shpejtësi deri në 25 m/sek, situatë që do të zgjasë deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës. U bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes maksimal. Ju lutemi ndiqni njoftimet zyrtare për sigurinë tuaj dhe të familjarëve. Strukturat tona do të jenë në gatishmëri të plotë për çdo problematikë që mund të paraqitet”-thuhet...