Mot i qëndrueshëm me vranësira të përkohshme
Vendi ynë gjatë ditës së diel do të ndikohet nga masa ajrore të thata dhe të qëndrueshme, të cilat do të kushtëzojnë mot relativisht të qetë dhe pa luhatje të theksuara atmosferike. Sipas parashikimit të publikuar nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, territori do të karakterizohet nga kthjellime në pjesën më të madhe të tij, ndërsa vranësira të pakta dhe kalimtare pritet të shfaqen herë pas here. Këto vranësira do të jenë më të dukshme kryesisht gjatë orëve të para të ditës, sidomos në zonat malore të shtrira në lindje të vendit. Megjithatë, ato nuk pritet të sjellin reshje, pasi stabiliteti atmosferik do të mbizotërojë gjatë gjithë ditës. Në zonat e ulëta dhe përgjatë vijës bregdetare moti do të paraqitet kryesisht i kthjellët, me intervale të gjata...
Burimi:
kohajone.com